Pësoi atak kardiak, humb jetën turisti i huaj në Vlorë

Një turist ka humbur jetën në Vlorë pasi ka pasur një atak kardiak. 60-vjeçari nga Austria ndodhej në Vlorë me pushime. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares në bregdet./albeu.com

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 18.06.2021, rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, pavarësisht ndihmës mjeksore të dhënë nga shërbimi i urgjencës shtetasit të huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak./albeu.com


Shtuar 18.06.2021 12:15