Andi Bushati ka folur për përurimin e Xhamisë së Namazgjasë nga presidenti Erdogan dhe Edi Rama, ku u përjashtua drejtuesi i KMSH.
“I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se Rama iu nënshtrua urdhërave të Erdogan dhe se ndan “llokma” të Shqipërisë për pushtetin e tij personal.
“Mua më shqetëson më shumë kur Erdogan flet në emër të qeverisë time, thotë Ramë dakord të luftojmë gylenistët, aty nuk pamë ndonjë marrëveshje, ndërkohë Presidenti i një vendi tjetër, flet edhe në emër të qeverisë time, këtu nuk marrim vesh se ku jemi.
Sa i përket xhamisë, më vrau sytë dhe veshin një gjë, pashë aty besimtarët që kontrolloheshin nga badigardë turq dhe kalonin nëpër skaner turq, sikur kishin ngritur kampin e Lezhës në Tiranë dhe kishin dhënë një llokmë sovranineti, organizonte gjithcka Erdogan dhe Turqia.
Pastaj, është e tmerrshme po ta mendosh, c’punë ka së pari shteti shqiptar të hyjë në cështjet e fesë, kryetarin e KMSH nuk e dua, port ë Tiranës e dua dhe e dyta, pse shteti shqiptar shkel parimin e laicitetit, nën presionin e një shteti tjetër që është Turqia. E dimë shumë mirë që Ramës ia ka vënë lakun në fyt Turqia. E mbajmë mend deklaratën e Erdoganit në Parlament shqiptar, që i tha po nuk luftoe gylenistët marrëdhënia jonë nuk do të jetë si deri tani.
Rama i ka pranuar kërkesat e tij, pra një njeri i gjithëpushtetshëm i është nënshtruar urdhrave të një Presidenti të një shteti tjetër.
PO thamë, një llokmë Melonit, një afganëve, një në Sazan Trumpit, cfarë na ngeli ne që e quajmë veten shqiptarë? Kemi një njeri që e quan veten pronar të Shqipërisë dhe ndan llokma”, tha Bushati.