Ndërsa në kryeqytet vijojnë tensionet e forta në ditën e tretë të revoltës, përplasje dhe shoqërime të shumta janë raportuar edhe në qytetin e Korçës.
Pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës lokale, forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariat 24 persona.
Të lidhura
None found
Mes personave të ndaluar ndodhen edhe të mitur. Raportohet se në komisariat janë shoqëruar fëmijë 14-vjeçarë, si dhe të rinj 16 dhe 17 vjeç. Personi më i madh në moshë mes të shoqëruarve është 41 vjeç.
Ndërhyrja e policisë dhe shoqërimet lidhen me përplasjet e ndodhura gjatë tubimit, ndërsa priten të dhëna të tjera për zhvillimin e ngjarjes.






