Përse njerëzit po e marinojnë mishin me kafe?

KAFE me MISH- tingëllon si kombinimi më i çuditshëm në botë, edhe më i çuditshëm madje se ai i të kripurës dhe të ëmblës bashkë. Në fakt nuk është aq tmerr sa duket, përkundrazi rezulton super, mega i shijshëm!

Shefat e kuzhinës dhe shumë amvisa e përdorin këtë truk dhe jo më kot! Shkrutimisht arsyeja është kjo: mishi qëndron shumë i butë dhe i theksohet akoma më shumë shija.

Përse njerëzit po e marinojnë mishin me kafe?

Në vend që ta zhysni mishin e ta marinoni para gatimit me një nga salcat aspak të shëndetshme që gjenden në supermarkete, lyejeni mirë e mirë me kafe dhe e keni gati për ta gatuar. Kështu shija është e dyfishtë në raport me salcat e gatshme, si dhe nga ana tjetër u bëni bisht kalorive të tepërta.

Si të veproni:

Përse njerëzit po e marinojnë mishin me kafe?

Një orë para se ta gatuani, mbulojeni mishin me kafe. Nuk ju nevojitet as kripë dhe as piper. Nëse nuk e keni provuar ende, ju e dini fare mirë çfarë të bëni nesër për drekë: mish të marinuar me kafe!/albeu.com


Shtuar 20.05.2022 18:40