Përmbytet spitali në Meksikë, humbin jetën 17 pacientë

17 pacientë kanë humbur jetën në një spital në Hidalgo të Meksikës, pasi reshjet e mëdha përmbytën spitalin, raporton albeu.com.

Rreshjet e shiut bënë që një lumë të dilte nga shtrati dhe uji më pas ndërpreu furnizimin me energji elektrike në spitalin në qytetin e Tulës.

Disa nga viktimat ishin pacientë me Covid-19 të cilët po trajtoheshin me terapi me oksigjen, raportojnë mediat lokale.

Ekipet e shpëtimit evakuuan rreth 40 pacientë. Ndërkohë, një varkë që transportonte guvernatorin e shtetit që po mbytej në lumë.

Omar Fayad më vonë shkroi në Tëitter se ishte “shëndoshë e mirë”, duke shtuar se autoritetet shtetërore do të vazhdonin të koordinonin operacionet e urgjencës në zonat e prekura./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 09:02