FORMACIONI/ Sot Shqipëria mund të marri vendin e 2 me fitoren ndaj San Marinos

Kombëtarja e Shqipërisë sot në 20:45 zhvillon ndeshjen ndaj San Marinos për kualifikueset e “Katar 2022” në Grupin I.

Kombëtarja arriti një fitore shumë të rëndësishme përball Hungarisë, ku rriti gjasat për një kualifikim të mundshëm për në kampionatin botëror.

Të përzgjedhurit e Rejës kanë 9 pikë nga pesë ndeshje duke u renditur e tretë me një pikë më pak se Polonia që ka vendin e dytë.

Aktualisht Shqipëria mban vendin e 3 në Grupin I ku në rast fitore ndaj San Marinos dhe një ndalesë e Polonisë përballë Anglisë Kuqezinjtë mund të rrëmbejnë vendin e 2.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Laçi, Bare, Hysaj, Bajrami, Uzuni, Manaj. /albeu.com/

 


Shtuar 8.09.2021 09:05