Përplasja me armë mes grupit të PS-së dhe PD-së përfundoi me vrasje, si u dorëzua Paplekaj në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e sotme në Elbasan, ku mes aktivistëve të PS-së dhe PD-së ka pasur përleshje me armë.

Mësohet se pak pasi ka qëlluar ndaj Xhuvanit duke i shkaktuar vdekjen, autori Papleka i ka drejtuar armën një makinë të rastësishme, e ka zbritur shoferin me forcë me dhe atë automjet është nisur drejt Tiranës.

Ai është vetëdorëzuar në  repartin e forcave RENEA, ku vetë komandanti e ka prangosur dhe e ka dërguar në Departamentin e Policisë së Tiranës.

Viktima është Pjerin Xhuvani, ndërsa të plagosurit janë; Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku  32 vjeç dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë.

Vuksani, Prenga dhe autori Papleka janë të kahut të PD-së, ndërsa viktima dhe i plagosuri tjetër, Bodinaku, dhëndër i xhuvanit, të kahut të PS-së. /albeu.com/