Përfundon numërimi në Shkodër, Bardh Spahia shpallet fitues: Detyra e parë që do të bëj

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Shkodrës ku fitues ka dalë kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia.

Ndërkohë që në vend të dytë për numër votash ka dalë kandidatja e PS-së Majlinda Angoni ndërsa në vend të tretë kandidati i PD, Xhemal Bushati.

Pas përfundimit të numërimit Bardh Spahia mori 20125 vota, kandidatja e PS Majlinda Angoni mori 18176, ndërsa kandidati i PD Xhemal Bushati mori 7739.

Në një prononcim për mediat, Spahia është shprehur se detyra e parë që do të bëjë është të komunikojë si duhet me qytetarët shkodranë dhe të zgjidhë problemet e tyre.

“Detyra e  para që do të bëj është, do të komunikoj si duhet me qytetarët e mi. Do t’u jap zgjidhje të gjitha problematikeve. Jemi në ditën ku më shumë se asnjëherë tjetër vumë në piedestal forcën e votës së lirë. Le ta festojmë si dita e votës së lirë. Shkodra është fituese. Demokratët e vërtetë janë fitues në të gjithë Shqipërinë sot”, tha Spajia./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 16:32