Përfshihet nga flakët “Benzi” në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Foto ilustruese

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët në ecje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35 të paditës së sotme (3 shtator), në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka marrë flakë makine me drejtues  shtetasin S. K.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com/