Përçahet PD, Bujar Nishani sulmon Lulzim Bashën: Krah Ramës po mjeron shqiptarët!

Nga përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, PD po kalon ditë shumë të vështira dhe plot kritika.

Së fundmi ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani i cili ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të PD, duke e quajtur atë bashkëpunëtor të Ramës.

Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të!…”- shkruan Nishani.

Postimi ish-presidentit Nishani:

Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të !
Sipas PLATFORMES së tyre ;

Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,

Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike,
Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,

Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane.

Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve.
Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të!
Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet !  /albeu.com/

 


Shtuar 21.09.2021 11:40