Për të mos u humbur! Krahë më krahë e të buzëqeshur, pajtohen Edi Rama e Albin Kurti (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti njihen për marrëdhëniet e “ngrira” mes tyre, të shoqëruara me debate e akuza herë pas here.

Por si duket, dy liderat shqiptarë kanë vënë mënjanë hatërmbetjet dhe janë pajtuar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti, duke u përqafuar.

Pas tyre, i qeshur dhe me dorën në shpatullat e Ramës, është kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili gjithashtu qesh.

“Shqipëri dhe Kosovë”- shkruan Rama në Instagram por ka bllokuar komentet në këtë foto, duke mos lënë ndjekësit e tij t’a komentojnë këtë “bashkim”. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2021 21:33