Për herë të parë, një grua me ngjyrë do të jetë në krye të zyrës së të drejtave civile në SHBA

Senati amerikan ka votuar për të konfirmuar Kristen Clarke si gruaja e parë me ngjyrë që drejton Divizionin e të Drejtave Civile të Departamentit të Drejtësisë.

Votimi kaloi ngushtë të martën pasdite me vetëm një votë më shumë sesa republikanja Susan Collins.

Clarke është një amerikane e gjeneratës së parë, prindërit e të ciliës erdhën në SHBA nga Xhamajka. Ajo është diplomuar në universitetet e Kolumbias dhe Harvardit.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Chuck Schumer e quajti kohën e konfirmimit të saj “veçanërisht prekëse dhe të përshtatshme” duke pasur parasysh përvjetorin e sotëm.

Departamenti i të drejtave civile që ajo do të drejtoje, tashmë po heton Departamentin e Policisë në Minneapolis pasi vrasësi i George Floyd u dënua muajin e kaluar.

Ata po hetojnë gjithashtu policinë në Louisville, Kentucky, për vrasjen e Breonna Taylor./albeu.com

Shtuar 25.05.2021 10:05