Shkarkimi i Metës, Murrizi bën deklaratën e fortë: Kemi informacione nga SHISH dhe SPAK

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Myslim Murrizi ka zbardhur detaje për informacionet e grumbulluara deri më tani.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Murrizi u shpreh se në “postën” e Komisionit kanë mbërritur informacione nga SHISH, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Drejtoria e Policisë.

Murrizi: Ka ardhur informacion nga SHISH nga Struktura e Posaçme Anti-korrupsion dhe nga Drejtoria e Policisë. Meta në periudhën para zgjedhore dhe para se të fillojë fushata, në qëndrimet e tij publike, janë shkelje Kushtetuese edhe sipas ekspertëve.

Për mua personalisht Meta ka shkelje morale të karriges së të parit të shtetit. Disa shkelje kushtetuese mund t’i përtyp përpara nja bastardimi moral. Se sa është shkelur Kushtetuta kam raportin e ekspertëve të së drejtës Kushtetuese që thonë se ka shkelur këtë ne për këtë takim, për këtë deklaratë.


Shtuar 25.05.2021 22:54