“Faleminderit të gjithëve”, a po i jep CR7 shenja lamtumire Juves? (FOTO LAJM)

E ardhmja  Cristiano Ronaldos te Juventusit mbetet në dyshim.

Portugezi deklaroi të hënën se tashmë kishte arritur objektivat e tij në Itali, duke fituar kampionatin (Serie A), Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe të shpallej futbollisti më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i sezonit.

Deklarata e tij u kuptua sikur tashmë i ka arritur objektivat me Zonjën e Vjetër dhe planifikon të largohet.

Mungesa e tij në ndeshjen e fundit sezonale, megjithëse u arsyetua për shkak të lodhjes, shumëkush e komentoi se ishte një shenjë se koha e tij te Juve ka mbaruar.

Ndërsa pasditen e të martës ka shpërndarë në InstaStory fotografinë duke marrë çmimin e lojtarit më të vlefshëm të vitit (MVP).

“Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar CR7, koment që nga media të ndryshme sportive është konsideruar si një lamtumirë. /albeu.com/


Shtuar 25.05.2021 22:50

Tags: , ,