Peleshi publikon foton, ja sa vatra zjarri janë aktive në vend

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook fotografimin aktual të hartës së territorit të Shqipërisë, bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS.

Në këtë fotografik, shihet se në vendin tonë janë aktive vetëm dy vatra zjarri, që sipas ministrit vijon puna në terren për fikjen përfundimtare të tyre.

Postimi i Peleshit në Facebook: Ky është fotografimi aktual i hartës së territorit të Shqiperisë, bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS, ku me ngjyrë të verdhë janë të gjitha vatrat e zjarrit të shuara gjatë 7 ditëve të fundit. Mbeten aktive vetëm dy vatra që janë me ngjyrë të kuqe në hartë. Vijon puna në terren për fikjen përfundimtare të tyre./albeu.com