PD dërgon kërkesën për regjistrimin e kandidatëve në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet

Partia Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentin zyrtar të kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, u ka uruar suksese kandidatëve demokratë.

“Sapo dorëzuam në KQZ, dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të Partia Demokratike e Shqipërisë. Suksese përfaqësuesve të vetëm të demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit:  Xhemal Bushati në Shkodër, Luan Haka në Dibër, Ymer Marku në Vorë, Ferdinand Saraci në Rrogozhinë, #LuanHoti në Durrës dhe Indrit Sefa në Lushnjë”, shkruan Logu.

 

Shtuar 9.02.2022 20:26