Pas protestave, Spanja në zgjedhje të parakohshme, kryeministri socialist Pedro Sanchez pranon: Qeveria ka bërë gabime

Në një deklaratë nga pallati qeveritar La Moncloa, kryeministri spanjoll, socialisti Pedro Sanchez, ka njoftuar zyrtarisht zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të cilat do të zhvillohen më 29 nëntor.

Sanchez pranoi se qeveria e tij ka “bërë gabime” dhe nuk ka arritur të realizojë gjithçka që kishte planifikuar.

Të lidhura

None found

Sanchez deklaroi në fjalimin e tij para kombit se, “për të bërë më shumë duhet të ripërtërihet dhe të zgjerohet më shumë mbështetja e popullit”.

Vendimi për të çuar vendin në zgjedhje erdhi pas një fundjave konsultimesh intensive me anëtarë të qeverisë, drejtues të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të forcave politike që mbështesin ekzekutivin.

Sanchez ka vendosur kështu të shpërndajë Parlamentin rreth nëntë muaj përpara përfundimit të mandatit, ndonëse deri tani kishte deklaruar se synonte ta çonte legjislaturën deri në fund.

Kujtojmë që prej disa ditësh qytetarët spanjollë janë ngritur ne protesta për strehimin.


sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis