Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka vlerësuar me titull nderi “Për Merita të Veçanta Civile” Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.
Ky titull vjen vetëm pak ditë pasi Bullgaria i hoqi veton Maqedonisë së Veriut, vendim që i hap rrugë integrimit të Shqipërisë në BE pasi Tirana dhe Shkupi janë bashkë në rrugëtim.
“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të spikatur diplomatike dhe kontributit të posaçëm të dhënë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera dypalëshe, pata sot kënaqësinë e posaçme të vlerësoja me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” një mik të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.
Përherë mirënjohës Bullgarisë mike për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit europian të vendit tonë, si dhe për ndihmesën e hershme dhe shumë të vyer të dhënë në Pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit shqiptar”, shkruan Meta./albeu.com