Pas 73 ditësh protestë, Osman Stafa i drejtohet Diasporës: Ky është botërori më i bukur në historinë tonë, Shqipëria ju kërkon më shumë se kurrë! Lini partitë dhe mendoni për vendin!

Në protestën e zhvilluar përpara Kryeministrisë, gazetari i News24, Osman Stafa, iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalim të fuqishëm, i cili u ndërpre disa herë nga ovacionet e turmës.

Në fjalën e tij, Stafa vuri në qendër korrupsionin, largimin e popullsisë dhe vështirësitë e sistemit shëndetësor, ndërsa u kërkoi qytetarëve të mos e ndërpresin qëndresën.

Të lidhura

None found

Gazetari tha se 73 ditët e protestës përbëjnë “botërorin” më të bukur dhe më të madh të historisë së vendit, sepse beteja po zhvillohet për Shqipërinë dhe kundër korrupsionit që e ka fundosur atë. Sipas tij, shqiponja është parë gjithmonë në flamur, por shqiponjat e vërteta janë protestuesit. Ai theksoi se edhe nëse në shesh mbetet vetëm një pjesëmarrës, ai meriton të nderohet, ndërsa u bëri thirrje të pranishmëve të mos ndikohen nga fjalët dhe të vazhdojnë të qëndrojnë.

Stafa deklaroi se sheshi ishte mbushur si asnjëherë më parë dhe kujtoi se gushti zakonisht është muaj pushimesh, jo protestash. Ai ngriti pyetjen se çfarë i është bërë Shqipërisë që shqiptarët janë detyruar të ngrihen në mes të verës për vendin e tyre, duke shtuar se kupa tashmë është mbushur dhe nuk mban më.

Sipas tij, është krijuar një sistem ku ndershmëria shihet si marrëzi: nëse bëhesh drejtor apo ministër dhe nuk vjedh, të konsiderojnë budalla. Ai tha se qytetarët kërkojnë një Shqipëri pa korrupsion e vjedhje, ku të mos ketë shpopullim dhe ku arsimi e shëndetësia të funksionojnë.

Gazetari e cilësoi tragjike që njerëzit të shohin vëllanë, babanë apo mamanë në fund të jetës, pa pasur në dispozicion ilaçe kundër kancerit. Ai tha se në Shqipëri ka rreth 3 mijë persona me kancer, të cilëve u mungojnë shërbimi paliativ dhe dhembshuria.

Stafa u shpreh se, kur nënat, gratë apo vajzat kanë nevojë për terapi, atyre u thuhet ta presin atë “në fund të vitit”, duke pyetur nëse kanceri mund të presë. Ai shtoi se të afërmit e tyre i dërgojnë jashtë vendit, ndërsa shqiptarët përballen me sorollatje dhe dhimbjen e dyfishtë të sëmundjes dhe pamundësisë për të bërë diçka.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcandycasino girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom