Foto/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzojnë dashurinë: çifti bëhet zyrtarisht burrë e grua

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë formalizuar lidhjen e tyre, duke u bërë zyrtarisht bashkëshortë.

Pas pothuajse një dekade së bashku, futbollisti portugez dhe modelja spanjollo-argjentinase kanë marrë hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Të lidhura

None found

Historia e çiftit nisi në fillim të vitit 2017, kur Georgina punonte si asistente shitjesh në një dyqan të Gucci-t. Pak kohë më vonë, mes tyre lindi romanca, e cila u bë publike gjatë po atij viti.

Georgina ka rrëfyer se periudha e parë e lidhjes ishte mjaft e veçantë. Ajo ka kujtuar edhe rastet kur Ronaldo e priste pas përfundimit të punës, përfshirë një herë kur shkoi me një Bugatti dhe tërhoqi vëmendjen e kolegëve të saj.

Daljen e parë publike si çift ata e bënë në ceremoninë e “The Best FIFA Football Awards”, zhvilluar në Zyrih në janar të vitit 2017.

Ronaldo është prind i pesë fëmijëve. Në qershor 2017, ai u bë baba i binjakëve Eva Maria dhe Mateo, të cilët erdhën në jetë përmes një nëne surrogate. Ai ka gjithashtu djalin Cristiano Jr., 16 vjeç.

Në nëntor të të njëjtit vit, Ronaldo dhe Georgina mirëpritën vajzën e tyre të parë së bashku, Alana Martina.

Viti 2022 solli në familje vajzën Bella Esmeralda, por njëkohësisht u shënua edhe nga një tragjedi e rëndë për çiftin. Djali i tyre, Ángel, ndërroi jetë gjatë lindjes.

“Është dhimbja më e madhe që mund të përjetojnë prindërit”, u shprehën Ronaldo dhe Georgina në atë periudhë.

Katër vjet pas kësaj humbjeje tragjike, Georgina bëri publike fejesën me Ronaldon, duke ndarë me ndjekësit edhe imazhin e unazës së madhe me diamant.

Tani, pas gati 10 vitesh lidhje, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre dhe janë zyrtarisht të martuar.


Shtuar 11.08.2026 21:42

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcepbahis girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom