Palestinezët në Gazën veriore po kërkojnë strehim pasi kanë ikur për shkak të bombardimeve të Izraelit. Familjet kanë mbërritur në Gaza ku po ofrohen strehimore të përkohshme. Disa u strehuan në një shkollë të drejtuar nga Kombet e Bashkara në Gaza.
“Nata ishte shumë e vështirë për shkak të raketave, sulmeve ajrore dhe shkatërrimit të shtëpive”, i tha Kamal al-Haddad agjencisë së lajmeve AFP. “Të gjithë fëmijët kanë frikë dhe ne kemi frikë për fëmijët. Granatimet ishin të rastësishme dhe ne nuk mund të lëviznim”
Ndërsa një tjetër tha për AFP-së se, ndihej si të ishte bllokuar në një film horror: “Ne u ndjemë sikur ishim në një film horror, por ishte akoma më keq se aq. Një shkëndijë hyri në shtëpi dhe zjarri u përhap kudo. Nuk mund të bënim asgjë, vetëm përqafuam fort fëmijët. Kishte bombardime kudo; kur po iknim, pati një sulm, dhe avionët ishin sipër nesh. Tanket dhe marina po bombardonin, dhe ne nuk mund të lëviznim më. Fëmijët, gratë dhe burrat bërtisnin. Kurrë në jetën timë nuk kam parë gjë më të keqe se kjo”./albeu.com