Organizatat palestineze çojnë Izraelin në Hagë: Krime lufte dhe gjenocid

Tre grupe palestineze të të drejtave të njeriut bënë me dijë këtë të premte se i kanë kërkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë Izraelin, të cilin ata e akuzojnë për krime lufte, duke përfshirë genocidin. Izraeli nuk është anëtar i gjykatës me bazë në Hagë dhe nuk e njeh juridiksionin e saj. Ai ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid dhe ka thënë se veprimet e tij kanë për qëllim luftëtarët nga Hamasi, i cili drejton Gazën, jo civilët.

I pyetur për koment, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelit tha se Izraeli po mbledh gjithashtu prova të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës të kryera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit dhe më tej, duke përfshirë përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Tre organizatat, Al Haq, Al Mezan dhe Organizata për të Drejtat e Njeriut në Palestinë, thanë se i kërkuan ICC-së që të fokusohej në sulmet ajrore izraelite në zonat e populluara shumë civile në Gaza, rrethimin e zonës dhe zhvendosjen e popullsisë.

Gjykata njoftoi se kishte marrë komunikimet nga tre organizatat dhe se do të vlerësonte informacionin pa dhënë detaje për përmbajtjen e tij. Por edhe pse Izraeli nuk është anëtar i Gjykatës, ajo mund ta hetojë në këtë rast, pasi territoret palestineze janë përfshirë në listën e anëtarëve. Javën e kaluar, familjet e viktimave izraelite të sulmeve të 7 tetorit gjithashtu depozituan dokumente në ICC duke i bërë thirrje gjykatës të shqyrtojë krimet e Hamasit.


Shtuar 10.11.2023 20:50