“Nusret” në Londër kërkon kuzhinier, çfarë e lidh pagën e një ore me një pure patatesh (FOTO LAJM)

Restoranti luksoz i Salt Bae në Londër, i njohur si restoranti i kuzhinierit të famshëm, Nusretit, po kërkon kuzhinierë të rinj për të punëssuar.

Mirëpo, paga për një orë ka nxitur shumë reagime, pasi është e njëjtë me çmimin e një pure patatesh në menunë e Nusret Gökçe.

Por sa është paga e një punëtori të zakonshëm në një orë punë?

Nëse keni arritur të merrni rolin e një Chef de Partie në restorantin Knightsbridge, do të merrni rreth 15 euro në orë, plus bakshishet e përfituara.

Kujtojmë që restoranti luksoz i Salt Bae në Londër ka qenë shumë i përfolur kohët e fundit për çmimet e larta, si për shembull rreth 800 euro për një biftek dhe darka që shkonin deri në 44 mijë euro./albeu.com/