Të gjithë e urojnë për fejesën me Adrola Dushin, reagimi i Capital T bën lëmsh rrjetin (FOTO LAJM)

Pak orë më parë Capital T ka ndarë në llogarine e tij në Facebook një foto me Adrola Dushin. Është pikërshit fotoja për të cilën Capital T dhe Adrola u përfolën se janë në një lidhje, por më pas zbuluan se po bashkëpunonin për videoklipin e reperit, “C’est la vie”.

Në foton e shpërndarë menjëherë kanë vërshuar urimet për fejesë dhe reperi i është dashur të bëj një reagim, i cili më shumë sesa i sqaroi i bëri lemsh ndjekësit.

“Kur t’fejona përnime ma boni perhajr 😂 , kjo foto u postu nga stafi im cilt e menaxhojn faqen time ju faleminderit”, shkruan Capital T duke u shprehur në shumës dhe duke i dhënë shpresa fansave se një ditë kjo fejesë që sapo u përfol do të ndodh./albeu.com/


Shtuar 2.11.2021 13:57