Policia zbaroi mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të cilin sot Gjykata e Apelit të Posaçëm i firmosi dënimin me 2 vite burg.
Policia doli “duarbosh” nga banesa e Llallës, dhe tashmë mësohet se ai është shpallur zyrtarisht në kërkim.
Ish-kryeprokurori rezulton jashtë vendit, pasi nga sistemi TIMS ka rezultuar se ka dalë jashtë shtetit 2 javë më parë me destinacion të parë Romën.
Gruaja e tij, e pyetur nga Policia ka thënë se nuk e di ku ndodhet bashkëshorti.
Kujtojmë se Llalla është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
GJKKO përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike./albeu.com