“Nuk ishin këtu pas shpërthimit të digës”, Zelensky kritikon OKB-në dhe Kryqin e Kuq: Jam i tronditur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është “tronditur” me atë që ai e quajti dështimin e OKB-së dhe Kryqit të Kuq për të ndihmuar pas shpërthimit së digës.

“Ata nuk janë këtu”, tha presidenti për gazetat gjermane Bild dhe Die Welt: “Nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Jam i tronditur”.

Ai tha se ushtarët rusë po qëllonin mbi ekuipazhet e shpëtimit ukrainas

“Sapo ndihmësit tanë përpiqen t’i shpëtojnë, ata qëllohen”, citohet të ketë thënë ai.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, bëri një apel të drejtpërdrejtë: “Organizatat humanitare ndërkombëtare, në emër të qeverisë së Ukrainës, ju bëj thirrje: duhet të veproni menjëherë. Ne ju bëjmë thirrje që të merrni përgjegjësinë për evakuimin e njerëzve nga territori i rajonit Kherson të pushtuar nga Rusia, ne duhet të shpëtojmë jetën e njerëzve që pushtuesit i kanë dënuar me vdekje.”


Shtuar 7.06.2023 19:31