Nord stream 2, Rusia “mbyt” Europën me gaz

Rusia do të jetë eksportuesi më i madh i gazit nëtyror në Europë.

Këtë të premte përfundoi gazsjellësi i shumëdebatuar “Nord Stream 2”, që do të eksportojë rreth 55 miliard metër kub gaz në Europë.

Tubacioni shumë i politizuar do të dyfishojë kapacitetin eksportues të gazit të Rusisë në Evropë përmes Detit Baltik dhe do t’i lejojë Moskës të anashkalojë armikun e saj politik Ukrainën si një rrugë kryesore për eksportet e saj fitimprurëse të gazit në Evropë.”.

Tentoi të shpëtonte kameramanin që kishte rënë në ujë, humb jetën si hero ministri rus i emergjencave civile

Ka qenë edhe Polonia e Ukrania të cilat e kanë kundërshtuar këtë projekt. Ukraina është në konflikt me Rusinë që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe ka paralajmëruar shpeshherë se ky gazsjellës mund të përdoret nga Moska si një mjet presioni gjeopolitik, ndërsa vetë presidenti Volodymyr Zelensky muajin e kaluar e përshkroi tubacionin si “një armë të rrezikshme gjeopolitike”. Edhe Polonia ndan të njëjtin shqetësim si Ukraina.

Të tre presidentët amerikanë Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden e kanë kundërshtuar projektin, duke thënë se është një marrëveshje e keqe për Evropën dhe rrezik për sigurinë e saj. Ka pasur gjithashtu edhe sanksione amerikane ndaj anijeve ruse që montonin tubacionin.

Rusia dhe Gjermania ndërkohë këmbëngulin se “Nord Stream 2” është veçcse një projekt tregtar.

Kancelarja Merkel ka siguruar krerët e vendeve dyshuese se gazsjellësi nuk do të përdoret si armë gjeopolitike ndaj Ukrainës apo vendeve të tjera./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 19:18