A do t’ju dekretojë Meta? Përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbylljes së seancës parlamentare.

I pyetur nëse qeveria do të dekretohet te presidenti Meta, Rama konfirmoi se po, duke thënë se përderisa është akoma në detyrë, tek ai do të dekretohen.

“Keni të drejtë që të thoni çfarë të doni. Ka një dallim të qartë. Dallimi mes qendrimeve politike dhe distancimeve politike dhe përsa kohë presidenti është në zyrë dhe në pritje për t’u gjykuar. Ai mbetet në detyrë. Ne e kemi marrë vendimin tonë. Kjo është një republikë kushtetuese”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 19:23