Njihet si person problematik, kush është Ilir Nukaj që dhunoi të moshuarit në Fier, i dënuar me parë me 20 vite burg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Fier, ku 47-vjeçari Ilir Nukaj dhunoi një çift të moshuarish.

Në media u bë me dije se 47-vjeçari kishte kërkuar alkool dhe pasi pronarët nuk kanë pranuar ai ka rrahur shtetasin N.R, 80 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe bashkëshorten e tij.

Mirëpo Nukaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai konsiderohet si person “problematik” dhe ka qenë i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vitin 2012 ai ka tentuar të grabisë një lokal, por pasi është pikasur nga pronari i ati atij, ka tentuar të vrasë këta të fundit me thikë.

Shtetasit Helio dhe Ferrik Çela bënë të mundur atë kohë neutralizimin e tij. Ndërsa më pas ka qenë policia ajo që e ka arrestuar dhe shoqëruar në komisariat.

Vetëm pak vite pasi ka dalë nga burgu, Nukaj është arrestuar sërish këtë herë për dhunën ndaj çiftit të moshuar, teksa akuzohet për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.


Shtuar 13.10.2024 18:36

Tags: ,