Nga komandant i NATO-s te ambasador në Tiranë/ 118 ditë revoltë kundër Ramës! Gazeta amerikane: Eric Wendt, në Shqipëri në kohë protestash

Gazeta amerikane “Contra Costa Herald”, i ka kushtuar një profil ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i cili pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë.

Sipas medias amerikane, Wendt është me origjinë nga Kalifornia dhe ka jetuar e është diplomuar në Clayton. Ai është gjenerallejtënant i pensionuar i Ushtrisë së SHBA-së dhe ish-komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s.

Të lidhura

None found

Wendt ka shërbyer për më shumë se tre dekada në ushtrinë amerikane, përfshirë rreth 30 vite në Forcat Speciale “Green Beret”. Ai u tërhoq nga shërbimi aktiv më 1 mars 2021, pas një karriere mbi 34-vjeçare në ushtri.

“Contra Costa Herald”, e përshkruan Wendt si një ushtar-diplomat, karriera e të cilit është zhvilluar në ndërthurjen e operacioneve speciale, politikës ndërkombëtare dhe menaxhimit të aleancave.

Pas daljes në pension, sipas gazetës, Wendt ka vijuar angazhimin në çështjet e sigurisë kombëtare, duke kontribuar në role këshilluese dhe strategjike, veçanërisht në fushën e operacioneve speciale, kundërterrorizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një prej parimeve që lidhet me filozofinë e tij ushtarake është qasja “nga, me dhe përmes”, e cila fokusohet në forcimin e kapaciteteve të vendeve partnere për të garantuar sigurinë e tyre, në vend të imponimit të zgjidhjeve nga jashtë.

Sipas profilit të publikuar nga media amerikane, kjo qasje vë theksin te ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, zhvillimi i kapaciteteve dhe respektimi i sovranitetit të vendeve partnere.

Por Wendt pritet të nisë detyrën në Shqipëri në një periudhë të shoqëruar me protesta në Tiranë.

“Contra Costa Herald” i referohet një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, të publikuar më 8 shtator 2026, ku qytetarët amerikanë paralajmëroheshin për demonstratat e zhvilluara në kryeqytet.

Në njoftim thuhej se protestat e mbrëmjes do të vijonin në Tiranë, ndërsa tubime të tjera mund të zhvilloheshin edhe në ditët në vijim dhe në qytete të tjera.

Ambasada paralajmëronte gjithashtu se protestat mund të nisnin në mënyrë paqësore, por të përshkallëzoheshin, duke shkaktuar bllokime të trafikut dhe ndërprerje të shërbimeve. Personelit të Ambasadës i ishte rekomanduar shmangia e demonstratave, veçanërisht pranë institucioneve qeveritare.

Sipas gazetës amerikane, situata e brendshme në Shqipëri do të jetë një prej zhvillimeve me të cilat ambasadori i ri do të përballet gjatë fillimit të mandatit të tij në Tiranë.


Shtuar më 25.09.2026 12:34

sultanbeyli escortparla iptvbetasusjojobetroketbet girişGrandpashabet girişJojobetonwinCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetAlanya escortsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetmarsbahiszbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel