Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale duke filluar nga goditja e punonjësve për shkak të detyrës, dhuna ndaj fëmijëve, vjedhje energjie etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 11 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S. (A)., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim B. L., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Sh. Z., 59 vjeç dhe H. Z., 48 vjeç, pasi kanë kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, shtetasin E. P., 31 vjeç;
– P. M., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases në kërkim M. K., 56 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim I. M., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
—-
Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– R. H., 26 vjeç pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje;
– D. M., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kërcënuar bashkëshorten dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– R. B., 38 vjeç dhe J. M., 35 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. L., 31 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një qendre për të moshuar, shtetasen L. S., 53 vjeçe.
—-
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:
– Gj. Z., 43 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”;
– K. M., 15 vjeç dhe R. D., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
—-
Më datë 07.12.2021, shtetasi A. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se me datë 04.12.2021, në rrugën “Besa”, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com