Një vdekje dhe 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 110 raste të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se ka humbur jetën një person, ndersa janë shëruar dy të tjerë.

Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 2.267 të vdekur, 108.623 të infektuar dhe 105.667 të shëruar. Deri më tani janë kryer 742.238 testime.

Numri i rasteve aktive është 689./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 16:01