Nisin arrestimet në Kosovë pas helmimit masiv në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Kosovare të Pyjeve me seli në Deçan, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Arrestimi i tij dyshohet se lidhet me rastin e helmimit të rreth 1 mijë e 500 qytetarëve në fshatrat e kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar lajmin për Telegrafin, por nuk janë bërë me dije detaje të tjera.

“Po është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e pylltarit në laurën ‘Gryka e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit,”-tha ai.


Shtuar 16.07.2021 22:22

Tags: ,