Emanuele Ndoj kërkohet nga skuadra që sapo u ngjit në Serie A

Emanuele Ndoj, është pranë lamtumirës nga Breshia, pasi për futbollistin tashmë interesohet një nga skuadrat e sapongjitura në elitën e futbollit italian, Salernitana.

Kjo e fundit, pasi kaloi ngërçin që kishte lidhje me regjistrimin e saj në kampionatin italian, tashmë po mendon të bëjë disa lëvizje të shpejta në merkato për të plotësuar grupin me futbollistë cilësorë.

Një prej emrave të pikëtuar, sipas informacioneve nga përtej Adriatikut, është edhe ai i Emanuele Ndojit, i cili ka spikatur në këto vite me Breshian duke u kthyer në një element shumë të rëndësishëm për “dallëndyshet”.

Negociatat mes klubeve parashikohet të vijojnë në ditët e ardhshme, pasi trajneri i Salernitanës, Fabricio Kastori, e sheh Ndojin si një element shumë të rëndësishëm që mund të përforcojë ekipin e tij në elitë. Ndoji ka luajtur në Serinë A dy vite më parë me fanellën e Salernitanës, duke koleksionuar 18 ndeshje në elitën e futbollit italian.


Shtuar 16.07.2021 22:25