Samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), ka nisur punimet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.
Lavrov arriti në kryeqytetin maqedonas, Shkup, në orët e para të 30 nëntorit. Pjesëmarrja e diplomatit rus u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.
Kjo ka shkaktuar debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ukraina dhe shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, në shenjë pakënaqësie e kanë bojkotuar samitin, duke mos dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.
Po ashtu në Shkup mbërriti edhe sekretari i shtetit Anthony Blinken, që mori pjesë në një darkë joformale, dhe fotografi familjare mbrëmjen e së mërkurës. Kryediplomati amerikan u largua pas darkës, duke shmangur kështu një përballje me homologun rus, Lavrov.
Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani, diplomati amerikan ka përgëzuar Shkupin për kryesimin me sukses të OSBE-në, ndërsa mirëpriti edhe përzgjedhjen Maltës si kryesuesen e radhës me këtë organizatës gjatë vitit 2024.
Në prag të samiti, shefi i diplomacise se BE, Josep Borrell tha se anëtaret e OSBE ishin të bashkuar kundër agresionit rus.