Nis aplikimi online për studimet në Universitet, ja si funksionon

Sot 30 Korrik deri në datën 4 Gusht, kandidatët që duan të ndjekin studimet, përfshirë edhe ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm të larte jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit, do te aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit.

Rreth 29 mijë student, kanë plotësuar formularin A1 dhe AiZ, prej 15 korrikut kanë nisur procedurat për aplikimin në Universitet, duke hedhur të dhënat në sistemin U-Albania.

Aplikimi do të kryhet mbi bazën e notës mesatare, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për kriterin e notës mesatare dhe kritereve të tjera të përcaktuara, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen.

Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, pagesa e tarifës së aplikimit për në portal nuk ka ndryshuar, ajo do të jetë në vlerën 2000 (dy mijë) lekë dhe kryhet në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

Edhe këtë vit, mesatarja që kanë propozuar Universitetet për kandidatit për studente, do të jetë 6.5.

Universiteti më i madh publik, ai i Tiranës, ka propozuar për vitin akademik 2024- 2025, 4577 kuota.

Pas përfundimit të aplikimeve në portalin U-Albania, do të shihet se sa kane preferuar të studiojnë në arsimin e lartë publik.

Për këtë vit të ri akademik, pranimi do të jetë me konkurs në 4 degë, Mjekësia, Sporti e Artet dhe Arkitektura.


Shtuar 30.07.2024 10:58