Si Rama dikur, Meta ngre dy gishtat dhe zbulon domethënien e tyre (FOTO LAJM)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hedhur votën e tij në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë. Pasi ka marrë fletën, kreu i Shtetit i është drejtuar dhomës së fshehtë ku ka shprehur vullnetin e tij.

“Për kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë në Evropë”, tha Presidenti.

Pasi hodhi votën në kuti, Meta ngriti dy gishtat lart dhe u buzëqeshi kamerave që ishin aty për të shkrepur foto nga momenti.

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar në një lidhje për “News 24” pse ngriti 2 gishtat pas votimit. Meta theksoi se gishtat simbolizojnë 2 marsin, teksa shtoi se Presidenti është sot në krye të detyrës.

“Procesi po shkon shumë mirë. 2 gishtat për mua janë 2 marsi, janë Kushtetuta. Presidenti është në krye të detyrës.

Qetësi, vendosmëri dhe dashuri për Shqipërinë ”, deklaroi Meta.

Shtuar 25.04.2021 08:04