Kush largohet e kush bëhet kryeministër? Nis beteja Rama-Basha, si po shkon procesi deri tani

Dita e sotme është dita ku shqiptarët votojnë me të drejtën e tyre legjitime dhe zgjedhim qeverinë e cila do të na qeverisë për 4 vitet në vijim.

Që në orët e para të mëngjesit politikanët i janë drejtuar kutive të votimit për t’u dhënë shqiptarëve mesazhin se duhet të votojnë masivisht.

Deri tani janë raportuar disa probleme në disa qendra KZAZ në Shqipëri dhe për këtë arsye dhe votimi ka nisur me probleme.

Por cfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve?

Në garë të ethshme gjendet kryeministri  Rama dhe lideri i opozitës, të cilët duken në garë të ngushtë mes tyre në bazë të sondazheve të publikuara në media.

Kryeministri Edi Rama është shprehur për një fitore të bujshme duke pretenduar nga 74 në 78 mandate deputeti në Kuvend.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse PS nuk arrin të marrë e vetme të paktën 71 mandate, do të largohet nga PS, shkruan Albeu.com.

“Nëse nuk fitoj mandatin e plotë, unë nuk do të jem as kryeministri, as kryetari i PS dhe as deputet”, ka deklaruar hapur kryeministri Rama.

Ndërkohë që lideri demokrat ka vendosur të mos japë asnjë përgjigje në lidhje nëse do të largohet apo jo nga drejtimi i PD në rast humbje përballë Ramës.

“Kjo betejë nuk bëhet për mua dhe për të.  Unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka opsion dy. Shqipëria nuk mund të mbetet e izoluar. Dje më ka ndodhur diçka që nuk besoja se do më ndodhte.

Kam pasur një takim me 500 socialistë të Durrësit. Është kudo nga Saranda në Tropojë. Në Tiranë, ka një gëzim të brendshëm sepse e kuptojnë që është dita e tyre,” tha Basha duke i bërë bisht deklaratës.

Rikujtojmë se Basha ka korrur vetëm një fitore ndaj Ramës, në betejën për Bashkinë e Tiranës në një fitore të ngushtë. /albeu.com/

 

Shtuar 25.04.2021 08:04