Ngjarja që “tronditi” Elbasanin, shoqërohen 15 persona në komisariat: Çfarë u gjet në vendin e ngjarjen?

15 persona janë shoqëruar deri më tani për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ditën e djeshme në Elbasan.

Në kërkim është shpallur Klement Xhaferri, ndërkohë që në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 18 gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm dhe 11 mm, raporton “BalkanWeb”.

Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme dhe se ngjarja është zhvilluar në pak sekonda. Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, teksa dyshohet se ngjarja ka motive politike.

Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen.


Shtuar 22.04.2021 09:18