Andi pjesë e videoklipit të Melisës, ky detaj i nxorri zbuluar (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa do të publikojë së shpejti këngën e saj të dytë, “Leje”. Kënga vjen në bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka dhe gjejeni kush është protagonisti në klip?

Andi, ish-konkurrenti me të cilin Melisa përflitet për një lidhje dashurie. Ajo ka publikuar sot në Instagram një pjesë të shkurtër nga klipi, ku dallohet dora e tij.

Ndonëse në këtë pjesë të këngës nuk duket fytyra e Andit, detajet si unaza, byzylyku dhe ora e kanë nxjerrë zbuluar.

Shtuar 22.04.2021 09:19