Po vidhnin pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, arrestohen 3 “skifterat”

Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme tre të rinj, të cilët tentuan të vidhnin pikën e bllokimit të automjeteve në Laç.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri që në pranga të përfundonin shtetasit: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Kurbinit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë “, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë: Kurbin, Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, por falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë “, e kryer në bashkëpunim.

Shtuar 22.04.2021 09:04