Nga Texasi në Rinas me pistoletën më të njohur në botë, Artan Hoxha “zbardh” të pathënat (FOTO LAJM)

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka nxjerrë të pathënat e personit të kapur në Rinas me një pistoletë mjaft të njohur e të veçantë.

Hoxha tregon gjithë detajet e udhëtimit të 51 vjeçarit dhe zbulon më shumë nga e shkuara e tij.

Ai gjithashtu “zbardh” më shumë informacion mbi modelin e pistoletës së sekuestruar në Rinas.

Postimi i Hoxhës:

U nis nga Teksasi me pistoleten me te njohur ne bote, kapet rastesisht ne Rinas.

Renato Hajmeli, ishte nisur ne daten 12 janar nga Teksasi ne drejtim te Britanise se Madhe. Ka bere tranzitin ne Luton Airport te Londres dhe ne mengjesin e dates 13 janar, ka fluturuar drejt Tiranes.

Ne fakt duket e habiteshme sesi ka kaluar pa u zbuluar, kontrollin e aeroportit ne Teksas, pastaj ne Luton te Londres dhe ne fund ne Rinas.

Pistoleta e markes COLT, e kalibrit 45, bashke me 125 fisheket e saj, jane  vendosur ne valixhe dhe kane kaluar ne bagazh te avionit qe ne Teksas.

Hajmeli e ka kaluar pa probleme ne te treja aeroportet, pistoleten dhe fisheket.

Ai u ndalua rastesisht ne vijen e dyte te kontrollit ne Rinas, pasi kishte marre valixhen nga terminali i bagazheve dhe per pak metra do te largohej qetesisht nga aeroporti.

Gjate kontrollit fizik te valixhes u zbulua pistoleta dhe fisheket.

Pistoleta COLT, e calibrit 45 mm, eshte arma e brezit legjende, qe nga viti 1911, kur u fut ne perdorim nga oficeret e Ushtrise Amerikane.

Edhe pse ka vetem 7 fisheke ne karikator, eshte nje pistolete e rende ne dore per shkak te permasave dhe materialit qe eshte ndertuar, pistoleta COLT  mbetet pistoleta me nje preçizion perfekt, me e sigurt ne perdorim dhe me e mira arme e lehte per me shume se nje shekull.

Mesa duket keto parametra te armes legjende ne SHBA, e kane joshur Hajmelin te tentoje futjen e saj ne Shqiperi.

Renato Hajmeli ka lindur ne Tirane, ai zoteron edhe pasaporte italiane, nderkohe qe ka leje qendrimi ne Shtetet e Bashkuara…

Policia po heton mbi motivin, pse Hajmeli ka udhetuar i armatosur nga SHBA drejt Tiranes, dhe ku do ta dergonte pistoleten.

Policia e Shtetit deklaroi se:

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e 51 vjeçarit, i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.

Gjate kontrollit ne valixhe, u gjeten nje pistolet model COLT dhe 125 fisheke.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.

Ne foton e pare, pistoleta model COLT dhe 125 fisheket e kapur ne Rinas.

Ne fotot, 2, 3 dhe 4, eshte 51 vjeçari Hajmeli./albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 13:49