Nga mesnata, Maqedonia e Veriut ndryshon çmimet e karburanteve

Nga mesnata, Maqedonia e Veriut me çmime të reja për karburantet

Komisioni Rregullator për Energjetikë në mbledhjen e sotme ka sjell vendim për shtrenjtimin e derivateve të naftës për gjysmë, respektivisht 1.5 denarë për litër, shkruan Alsat.

Me vendim të KRRE-së benzina Eurosuper BS 95 do të shtrenjtohet për gjysmë denari, gjithashtu edhe Eurosuper BS 98 shtrenjtohet për gjysmë denari. KRRE njofton se Eurodizeli shtrenjtohet për 1.5 denarë për litër.

ЕUROSUPER BS – 95 – 86,50 (denarë/litër)

ЕUROSUPER BS – 98 – 89,00 (denarë/litër)

ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 92,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 89,50 (denarë/litër)


Shtuar 3.10.2022 16:41