Nga Kujtim Gjuzi te Elisa Spiropali, deputetët “sfilatë mode” para Kuvendit (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non grata ditën e djeshme duke shkaktuar një furtunë në politikën shqiptare.

Ditën e sotme lidhur me këtë çështje, Kuvendi zhvilloi sot seancë plenare, pas të cilës LSA ka fotografuar deputetë teksa largohen. Në këto foto shfaqen deputetët teksa po dalin nga godina, një pjesë e të cilëve nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të ri në shtator.

Ish-ministri Ditmir Bushati i cili u la nga Rama jashtë listave të kandidatëve për deputet është në shoqërinë e Besnik Bares, që bëri me dije para zgjedhjeve largimin nga politike.

Pas deklaratave për Berishën Elisa Spiropali shfaqet duke ecur e vetme ndërsa e shoqëron një shi i imët.

Ish-ministrja Mimi Kodheli e cila nuk do të jetë në Kuvend për një mandat të ri shfaqet e qeshur nën shoqërinë e Mirela Kumbaros. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 16:04