NEGOCIATAT/ Rama: Bullgaria është dëm kolateral, rrugëtimi në BE po varet nga nacionalizmat e Europës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama preku dhe çështjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj që Bullgari mësoi nga të tjerët, që mund të përdorësh politikën për të bllokuar të tjerët. Kur hymë në këtë process të integrimit, na thanë se ky ishte ilaci magjik kundër nacionalizmit. Me këtë që po ndodh, jemi pengje të nacionalizmit të BE-së. Rrugtimi i integrgimit të BE, po varet më tepër nga nacionalizmat e Europës, të cilët mbajnë peng të tjerët. Kjo u bë për t’i shtryllur vendet e tjera dhe për t’i treguar muskujt. Bullgaria është dëm kolateral në këtë apekt. Nga ana tjetër, mendoj se nuk duhet që të biem pre e zhgënjimit dhe dëshpërimit”, tha Rama.


Shtuar 14.07.2021 15:56