Djathë, mish derri e arka me peshk! Nga zv/ministrja tek shefi i policisë, me çfarë korruptohen zyrtarët e lartë në Shqipëri

Korrupsioni në Shqipëri është një fenomen prezent dhe shqetësues i cili ka dërguar në pranga shumë zyrtarë të lartë.

Funksionar të  lartë janë përfshirë në raste skandaloze korrupsioni të cilat tregojnë me fakte nëpërmjet përgjimeve, se si korruptohen me “mish e peshk” shqiptarët dhe pse gëzojnë poste shumë të mira publike.

Sot është bërë publike rasti i arrestimit të Rovena Vodos, ish/zv ministre e Brendshme e cila tashmë është në “arrest shtëpie” pasi ka marrë ryshfet për punësimin e një shtetasje shqiptare në administratë.

Bashkë me Vodon, kanë rënë në pranga edhe shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, të cilat kanë paguar 2 mijë euro për t’u punësuar në administratë, gjë e cila nuk ka ndodhur dhe pse ryshfeti është marrë.

Përveç parave, ish-zv.ministrja e Brendshme, në takimin e tretë të zhvilluar mes grave në portin e Durrësit, Vodo ka marrë edhe një arkë me peshk dhe një celular, si pjesë e ryshfetit dhe shpërblimit për punët e premtuara në administratë.

Por Vodo nuk është zyrtarja e parë e cila është korruptuar me “peshk e celular”.

Pak muaj më parë, antimafia italiane bëri publike përgjimet e saj për  mafian italiane duke zbuluar edhe lidhjet e saj në Shqipëri.

Në dosjen voluminoze të përgjimeve nga antimafia e Katanzaros në Itali, gjendet midis të tjerash edhe një bisedë e përgjuar midis dy trafikantëve që thonë se kanë diskutuar me shefin e policisë së Tiranës, pa e specifikuar emrin.

Në bisedë, D’alessandro thotë se foli me “Shefin e Policisë së Tiranës, një zyrtar i lartë dhe një zv/ministër, të cilit i solli dy “sopresata”, mish derri dhe djathë duke siguruar lidhjen në Shqipëri.

“Bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet. Në mënyrë të qartë, ai (Antonio Gallo) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera. Pa kontakte nuk shkoni askund … duhen kontakte, hapni atje pa kontakte nuk bëni dot asgjë”- thuhet në përgjime duke folur për korrupsion deri në nivele të larta në Shqipëri.

Rikujtojmë se prej disa kohësh në Shqipëri, SPAK ka zhvilluar disa aksione të bujshme duke çuar në pranga kryebashkiakë, zyrtarë të lartë të ministrive, policë dhe fuksionarë, për ryshfet, tendera korruptivë dhe ndikim korruptiv mbi fuksionarë të shtetit. /albeu.com/

 

Shtuar 14.07.2021 15:51