Ndodh edhe kjo! 47-vjeç dhe beqar, prindërit vrasin djalin se i turpëroi

Djali 47 vjeç ishte ende beqar dhe prindërit, për të mbrojtur nderin e tyre e vendosin nën anestezi dhe më pas e vrasin, e trupin e copëtuar ja hedhin në koshin e mbeturinave.

Tmerri në Iran ku një çift të moshuarish u arrestuan për vrasjen dhe copëtimin e trupit të djalit të tyre. Viktima është Babak Khorramdin, regjisor i njohur vendas. Prindërit e tij, 81 dhe 71 vjeç më pas rrëfyen se veç vrasjes në fjalë vite më parë kishte vrarë edhe dhëndrin dhe vajzën e tij.

Rrëfimi i tyre ka tronditur Iranin dhe ka ngritur debatin, të paktën në mediat sociale, për një sistem ligjor që është shumë i butë me prindërit që vrasin fëmijët e tyre. Vrasja, në fakt konsiderohet si një “vrasje nderi”, sepse prindërit kontestuan faktin se ai ishte ende beqar. Prandaj, të dy rrezikojnë maksimumi 10 vjet burg, por nëse çifti do të gjykohet gjithashtu për vrasjen e dhëndrit të tyre, gjë që mund t’u garantojë atyre dënimin me vdekje.

Në të dyja krimet prindërit vrasës kanë përdorur të njëjtën teknikë: së pari ata i vinin në gjumë duke përzier pilulën e gjumit në ushqim dhe më pas, pasi i vranë, copëtuan trupat që ata hodhën. Edhe vrasjen e vajzës e kanë bërë për çështje nderi. Fillimisht kanë vrarë dhëndërrin pasi ishte konsumues droge dhe disa ditë më vonë kanë vrarë vajzën e tyre, pasi kjo e fundit kishte futur në shtëpi burra të tjera, pasi kishte mbetur vejushë.

I diplomuar si regjisor filmi nga Universiteti i Teheranit në 2009, Babak Khorramdin kishte jetuar për një kohë të gjatë në Londër përpara se të kthehej në Iran për t’iu përkushtuar mësimdhënies. Sipas mediave iraniane, gjatë dëshmive të tyre, prindërit e regjisorit nuk kanë shfaqur asnjë shenjë pendese dhe këmbëngulin se vrasjen kanë qenë të detyruar ta bëjnë për të shmangur turpin. /shqip

 

Shtuar 25.05.2021 06:05

Tags: