Aksident në aksin Mamurras-Thumanë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Mamurras-Thumanë. Nga aksidenti mësohet se ka mbetur një i plagosur, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, për mjekim.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, për të hetuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se një nga drejtuesit ka humbur kontrollin e mjetit.

Për shkak të aksidentit, rruga është bllokuar duke krijuar trafik, dhe mjetet lëvizin me shumë vështirësi./albeu.com

Vijon…


Shtuar 25.05.2021 18:26