Në orën 07:30 të mëngjesit të së mërkurës përfundoi një ndjekje “e çmendur” në Egnatia Odos, e cila nisi nga Igumenica dhe përfundoi në Mecovë.
Një makinë e cila ishte e ngarkuar me drogë është parë në autostradë duke ecur me shpejtësi marramendëse.
Të lidhura
None found
Ndonëse mjetit iu bë thirrje që të ndalonte, shoferi ka vijuar të ecë me shpejtësi në zonën e Thesprotisë, ndërsa në Igumenicë është futur në korsi të kundërt. Me shpejtësi skëterrë, mjeti ka ecur deri te stacioni ku janë kabinat e pagesës së rrugës në Drosoxor dhe më pas ka thyer trarët, duke u futur në korinë e rregullt drejt Selanikut.
Ndjekja në fjalë ka vijuar deri sa mjetit i janë çarë gomat, ndërsa është ndalur rreth 07:30 ora lokale në kryqëzimin e Metsovos.
Në përfundim policia arrestoi një 16-vjeçar grek dhe një të ri shqiptar.
Automjeti është dërguar në Departamentin e Policisë Thesproti, e cila po heton rastin./Albeu.com/
