I “zhvati” 12 milion lekë duke u hequr si avokat, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Një 54-vjeçar i cili me anë të mashtrimit i mori një shtetaseje 1.200.000 lekë është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policer të koduar “Mashtrimi” u bë arrestimi i shtetasit M.K  54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 25.01.2023 09:20